Tiranë: Policia kontrolle automjeteve dhe lokaleve, ndalohen 5 persona

449
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bazë të një plani operacional, në bashkëpunim me Komisariatet në vartësi të saj kanë zhvilluar një sërë kontrollesh automjetesh dhe personash dhe mjedise të ndryshme, lokale.
Konkretisht policia ka kryer:
• 155 kontrolle mjetesh
• 121 kontrolle personash
• 136 shoqërime
• kapjen e 4 personave në flagrancë
• kapjen e 1 personi në kërkim
• 66 kontrolle lokalesh
Me date 10.12.2015, në rruga që shkon për te stadiumi “Dinamo”, u kap shtetasi:
1-Mahmmed Mamon Ahmed, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit iu gjet një qese farmaceutike e mbushur me lëndë e dyshuar si hashash.
2-Anton Nokaj, 49, vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit iu gjet një qese farmaceutike e mbushur me lëndë e dyshuar si lëndë narkotike “Cannabis Sattiva”. Gjithashtu ky person në momentin e konstatimit nga punonjësit e policisë, u konstatua me dy karta identiteti, me emra të ndryshëm dhe foto të njëjtë.
3-J. M, 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit iu gjet një qese farmaceutike e mbushur me lëndë e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”.
4-D. K, 20 vjeç , banues në Tiranë, në rrugën “Sokrat Miho”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me targa TR2541 F, i është gjetur një radio marrëse–dhënëse, e zezë, si ato të policisë.
Po gjatë kontrolleve u bë kapja e personit në kërkim:
• Jetmir Turiçi, 21 vjeç lindur në Mat dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Kapja e tij u bë pasi në datë 02.12.2015, ky shtetas është shpallur person në kërkim pasi më datë 19.09.2015 ka marrë me qira një automjet me targa AA 346 TX, pranë një firme duke i vënë në dispozicion për përdorim personit në kërkim shtetasit V.G, vepra penale “Përkrahje e autorit të krimit” të parashikuar nga neni 302 i K.Penal.
Gjithashtu gjate kontrolleve të lokaleve, u referuan materialet hetimore në gjendje të lirë për shtetasin:
• K. K, 20 vjeç , sepse në rrugën “Sitki Çiço”, në ambientet e lokalit në menaxhim të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Me cilësinë e provës u bllokuan 2 pajisje elektronike (lojëra fati) dhe një tavolinë pokeri, pa dokumentacion. Policia e Tiranës do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me kontrolle për personat në kërkim, automjetesh dhe lokale.
Sigal