Tiranë, policia kap djalin me kokainë në makinë, por ca më keq kur sheh pasagjerin

458
Një 19-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga Policia mbrëmjen e djeshme në makinën e tij në rrugën “Bardhyl”, sepse iu gjet 1 gram e gjysëm kokainë gjatë kontrollit. Por, më shumë sesa atij, arrestimi i kushtoi shokut që kishte me vete, pasagjerit, 20-vjeçarit E.F. Rezultoi se i fundit kishte thyer arrestin e shtëpisë!
Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Glenis L., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi rreth orës 18:40, në rrugën ”Bardhyl“, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, gjatë kontrollit, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1.24 (një pikë njëzet e katër) gr. lëndë e dyshuar narkotike “Kokainë”.

Gjithashtu në mjet pasagjer ishte shtetasi E. F., vjeç 20, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili u kalua për veprime të mëtejshme në ambientet e policisë. Neni 283 i Kodit Penal. 
Sigal