Tiranë, përfshihen nga flakët dy automjete

494
Automjeti i komandantit të repartit “Shqiponja” është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 25 qershorit tek ish Ekspozita, aty ku edhe mjeti ndodhej i parkuar.
Bëhet e ditur se automjetet e përfshira nga flakët janë tip “Benz” me targa TR 6360 K dhe AA 107 EO. Makinat ishin të parkuara në momentin e rënies së zjarrit, për pasojë nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa njëra prej tyre është djegur plotësisht. 
Forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal