Tiranë, ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura, pranga 57-vjeçarit

448
Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura. Burime nga policia bëjnë me dije se u arrestua në flagrancë Arian Bakiri. 
57 vjeçari Arian Bakiri me banim në Tiranë, u vu në pranga nga efektivët e policisë pasditen e djeshme, pas denoncimit të dy vajzave. Mësohet se Bakiri tek kodrat e liqenit artificial, ka kryer veprime të turpshme duke ngacmuar seksualisht 16 vjeçaren M.B., dhe 15 vjeçaren Dh.F., banuese në Tiranë. 
Dy të rejat pasi kanë mundur të shpëtojnë nga ngacmimet e 57 vjeçarit kanë bërë denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e tij.
Sigal