Tiranë, në pranga 29-vjeçari, akuzohet për rrëmbim të një personi

146
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Rrëmbim personi” dhe “Trafikim i narkotikeve”, kryer në bashkëpunim. Policia e Tiranës, ka arrestuar shtetasin Vitor Islami, 29 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Fushë Mamurras. Ky shtetas është shpallur në kërkim, pasi Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal datë 9 korrik 2015 ,të Gjykatës së Shkalles I-rë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbim personi” dhe “Trafikim i narkotikeve” e kryer ne bashkëpunim. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Adrian Ogiçi dhe Alfred Miha, dyshohet se kanë rrëmbyer shtetasin R. L.( A. K) në qytetin e Sarandës më datë 15 korrik 2015.