Tiranë, ndjekje policeske në rrugën e “Kavajës”

519
Sigal

Një ndjekje policeske është shënuar në rrugën e Kavajës, në Tiranë .

Një 23 vjeçar  është ndaluar disa minuta pasi policia i ishte vënë në ndjekje të tij. Mësohet se ndjekja ka vijuar deri në  zonën e “Komunës së Parisit” dhe se i riu ka përplasur dhe tre makina të tjera.

Policia e Tiranës thotë se Renald Canaj “kaloi me semafor të kuq dhe pasi i është dhënë shenja e ndalimit nga shërbimet e Policisë nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me mjet duke iu shkaktuar dëme dhe tre mjeteve të tjera dhe pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është bërë ndalimi i mjetit në zonën e “Komunës së Parisit”, ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 150, 237, 242 273 dhe 274 të Kodit Penal.