Tiranë, marrin paratë e arkës së kazinosë, arrestohen dy të rinj

430
Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës pas akuzohen për mashtrim. Pas denoncimit të një person i një kazinoje në kryeqytet, janë vënë në pranga shtetasit Redjon Hoxha, 26 vjeç dhe Andi Veshi, 23 vjeç.
Sipas burimeve policore, shtetasi me inicialet E. Ç., 32 vjeç, menaxher i një kazinoje në rrugën “George Bush” në Tiranë, ka kallëzuar Redjon Hoxhën, punonjës në këtë pikë kazinoje. Mësohet, se ai ka marrë në arkën e kazinosë një shumë prej 650.000 lekë të reja, duke ia dhënë në mirëbesim Andi Veshtit, lojtar në këtë kazino. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza e mashtrimit.
Sigal