Tiranë, makina përplaset me bordurën, humb jetën drejtuesi i mjetit

462
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në rrugën pranë fakultetit të Filologjikut në kryeqytet.
Policia bën me dije se një automjet me targa AA 322 HX, që drejtohej nga shtetasi me iniciale E.D, si pasojë e devijimit të mjetit është përplasur me bordurën.
Për pasojë drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të traumës për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.
Sigal