Tiranë: Makina përplas për vdekje 48-vjeçarin e largohet, regjistrohet nga kamerat e një biznesi

440
Një 48-vjeçar ka humbur jetën pak pas mesnate, rreth orës 02:00 të së mërkurës, në kryeqytet si pasojë e një aksidenti rrugor. Një makinë tip “Benz” përplasi për vdekje shtetasin Aurel Gorçe, babai i tre fëmijëve, dhe pas kësaj është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka shpallur në kërkim autorin, dhe është vënë në ndjekje të tij.
Pas mesnatës në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, dhe është e regjistruar nga kamerat e një biznesi aty pranë. 48-vjeçari u përcoll në banesën e fundit ditën e sotme, ndërsa të afërmit shprehnin dhimbje edhe për faktin se drejtuesi i mjetit nuk ndaloi në vendngjarje për ta ndihmuar.
Sigal