Tiranë, kultivonin kanabis, 4 në pranga, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit Durisht

508
Kultivonin bimë narkotike, 4 persona përfundojnë në pranga. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se pas hekurave përfunduan Shefqet Memoci, 64 vjeç, Zeqir Memoci, 80 vjeç, Fiqiri Memoci, 53 vjeç, si dhe kryeplaku i fshatit Durisht, Myslim Spahiu, 68 vjeç.

Një pjesë e bimëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është asgjesuar me zjarr.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Sh. M., Z. M. e F. M., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në ngarkim të shtetasit M. S., për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Moskallzim i krimit”.
Sigal