Tiranë krim në familje, xhaxhai vret nipin, më pas vret veten

404
Një konflikt në familje ka përfunduar me dy viktima mëngjesin e së premtes në rrethinat e Tiranës. Burime nga policia bëjnë të ditur se Hasan Hoxha është qëlluar me armë zjarri nga xhaxhai i tij në fshatin Mullet. 
Sipas burimeve nga policia shtetasi Besim Hoxha dhe nipi i tij Hasan Hoxha kanë nisur një sherr verbal që ka degraduar në përdorim armësh, me të moshuarin që ka qëlluar të riun. 
Hasan Hoxha fillimisht është dërguar në spitalin e Traumës por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë pasi ka qëlluar nipin, Besim Hoxha ka vrarë dhe veten. Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhejn e kësaj ngjarjeje. Dyshohet se Besim Hoxha ishte përdorues i alkoolit, e ky ka qenë edhe motivi i nisjes së sherrit me nipin.
Sigal