Tiranë, krim brenda familjes, vritet një person, plagoset një tjetër

50
Një person humbi jetën i goditur me thikë në një banesë në afërsi të shkollës “Dëshmorët e lirisë”. Rreth orës 21 e 45 minuta të së hënës, viktima Artur Kurti, me një thikë në dorë, i është drejtuar banesës në rrugën “Zef Jubani” në Tiranë ku gjendej djali i tij, Jurgen, bashkëshortja e tij dhe kunati.
Ai u përfshi në një konflikt ende të pasqaruar mirë, ku ngeli edhe i vdekur. Kunati i tij u dërgua menjëherë në spital me plagë të shumta thike dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia tha se konflikti ka ardhur pas disa zënkash në jetën bashkëshortore të viktimës. Ende nuk dihet pse viktima sulmoi me thikë kunatin dhe të birin. Ky i fundit, Jurgen Kurti, u shoqërua nga policia si i dyshuar për këtë ngjarje, duke qenë se ishte i vetmi që nuk kishte marrë edhe plagë thike. Policia është duke e marrë në pyetje për të sqaruar edhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje. Kunati i viktimës, i cili ishte edhe qendra e sulmit, do ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Policia do të japë një version të plotë të ngjarjes pasi ta marrë edhe atë në pyetje në ditët në vazhdim.