Tiranë, konflikt në familje, 3 të plagosur

463
Sigal

Një konflikt në familje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, ku ish-dhëndri i familjes, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, ish-vjehrrin P. K., ish-vjehrrën Q. K. dhe ish-kunatin A. K. Nga të dhënat e para, sipas policisë, shkak i këtij konflikti është çështja e divorcit.

Tre të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, autori i ngjarjes është shtetasi Marjan Levanti, i cili është arrestuar nga policia disa orë pas ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.