Dy të rinj në kryeqytet kanë rënë në pranga e policisë për shitje të lëndëve narkotike.
Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Egli Pashollari 23 vjeç dhe Fatijon Rama 26 vjeç, të banues në Tiranë
Kapja e tyre u bë në Rrugën e “Dibrës”, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin Egli Pashollari, i’u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash kanabis sativa.
Policia bllokoi edhe mjetin “Audi Q7” ngjyrë e zezë si dhe 5 telefona celularë të markave të ndryshme.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim.