Tiranë, i nguli thikën në nofull pas sherrit për kanaçet ,dënohet 6.8 vite burg

519
Një konflikt i lindur për kanaçet e kazanave të plehrave në Tiranë, ka sjellë plagosjen e rëndë të Flamur Kovaçit. Ky i fundit është goditur me thikë nga Niko Cecaj, i cili kishte qenë njeriu që kishte tentuar tia merrte kanaçet dhe sendet e tjera të aluminit. Kovaçi dhe babai i tij kanë filluar të kërkojë kanaçet metalike dhe pasi kanë gjetur disa, ata kanë filluar t’i grumbullojë në një vend jashtë kazanëve të plehrave.
Pikërisht në këtë kohë pranë kazanavë është afruar dhe shtetasi Niko Cecaj, i cili ka filluar të marrë kanaçet që ishin nxjerë nga koshat e plehrave nga shtetasi Flamur Kovaçi dhe babai i tij. Për pasojë ky i fundit ka reaguar duke e qëlluar disa herë me thikë duke i shkatuar plagë të rënda në nofull dhe në pjesën e barkut.
Për këtë veprime kriminale policia ka arritur të arrestojë shtetasin Niko Cecaj dhe t’i sekuestrojë një thikë. Lidhur me këtë ngjarje pak ditë më parë gjykata e Tiranës ka deklaruar fajtor të pandehurin Niko Cecaj, duke e dënuar këtë të fundit me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Cecaj është dënuar me 6.8 vite burg për akuzën e “Vrasjes me dashje” e mbetur në tentativë.
Sigal