Tiranë/ Humb ekuilibrin, bie nga ballkoni 79-vjeçarja

409
Gjatë paradites së djeshme është dërguar e plagosur në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, 79- vjeçarja Xh.Gj. Gruaja e moshuar me banim në rrugën “Bektash Jakniu” në Sauk, është rrëzuar në mënyrë aksidentale nga ballkoni i banesës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve. Burime zyrtare nga policia thanë se e moshuara ka qenë duke qëndruar në Ballkonin e shtëpisë në katin e dytë, në momentin që ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar përtokë. Ajo është dërguar nga familjarët për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar nën kujdesin e mjekëve.
Sigal