Tiranë, hidhet nga pallati, vdes 43-vjeçari

446
Një 43-vjeçar i ka dhënë fund sot jetës duke u hedhur nga një pallat pranë shkollës “Harry Fultz” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë pallateve të Hipotekës, ku 43-vjeçari i identifikuar si Arjan Karaj është vetëhedhur nga godina rreth orës 15:00.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe po hetojnë për rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që e çuan të riun drejt këtij veprimi ekstrem.
Gjatë ditëve të fundit rastet e vetëvrasjes janë bërë tejet shqetësuese, pasi tre ditë më parë një shtetas gjerman u hodh nga një vinç në qendër të kryeqytetit, ndërsa një 20-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e një hoteli.
Sigal