Tiranë/ Helmohet me fotoksinë, humb jetën

567
Një burrë ka humbur jetën një ditë më parë në kryeqytet pasi sipas policisë, është vetëhelmuar me fotoksinë.
“Në rrugën ‘Besim Alla’, në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasi N.Z, 45 vjeç, i cili ka vdekur në spital”, njoftoi Policia.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim, shtuan të njëjtat burime.
Numri i vetëvrasje në vendin tonë vijon të mbetet në shifra shqetësuese.
Sigal