Tiranë, grabitje me maska në autostradë

52
Një automjet është grabitur gjatë orëve të vona të së premtes në autostradën Tiranë-Durrës. Deri më tani mësohet se ngjarja është kryer nga dy persona të maskuar dhe të armatosur, por ende nuk bëhet e ditur nëse ka të lënduar, apo nëse policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje, të jetë vënë në ndjekje të autorëve. Raportimet e para flasin se autorët e dyshuar të grabitjes të kenë qenë veshur me uniforma policie dhe kanë zbritur drejtuesin e mjetit.