Tiranë/ Grabitja e 3.8 milionë eurove, “arrest me burg” për policët privatë

400
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 punonjës të firmës së sigurisë dhe një në arrest shtëpie, pas grabitjes së 3.8 milionë eurove të enjten e kaluar në Qafë-Kashar. 
Në burg mbetet administratori i kompanisë së sigurisë ‘Rogat Security’ Artan Mane si dhe Alban Sharra, Agron Ademi, Niko Prifti dhe Eduard Metollari. Ndërkohë arrest shtëpie Gjykata ka vendosur për shoqëruesin e ngarkesës Agron Lloha
Seancat u zhvilluan me dyer të mbyllura për gjashtë personat e vënë nën akuzë për shpërdorim detyre. Ndërkohë mendohet se 3.8 mln Eurot e një banke të nivelit të dytë do transferoheshin jashtë vendit. 
Sigal