Tiranë, grabitet nga 2 persona një Bankë në rrugën e Kavajës

482
TIRANË – Një bankë e nivelit të dytë është grabitur mesditën e sotme në Tiranë në një nga rrugët më të frekuentura të kryeqytetit,në rrugën e Kavajës.
Nga të dhënat e para mësohet se grabitja është realizuar nga dy persona të armatosur të cilët pasi kanë marrë një shumë të konsiderueshme nga banka janë larguar.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë vënë në ndjekje të autorëve, por nuk jepen detaje të mëtejshme 
Sigal