Tiranë, grabitet me dhunë kazinoja, policia po punon për identifikimin e grabitësve

414
Grabitet me dhunë një kazino në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rretho orës 03:00, të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Lord Bajroni”. Sipas policisë dy persona të armatosur kanë hyrë në kazino, duke marrë paratë e xhiros ditore. 

Nga të dhënat paraprake dyshohet se grabitësit kanë mundur që të marrin rreth 57 mijë lekë të reja. Skena e dhunshme është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e grabitësve.
Sigal