Tiranë, grabitësit e mbyllin në banjo dhe e dhunojnë të moshuarën

444
Një banesë në fshatin Stërmas të Tiranës është tentuar që të vidhet ditën e djeshme. Burime nga policia bëjnë me dije se autorët janë futur në banesën e të moshuarës 77-vjeçare Zyhra Uku. Kjo e fundit diktoi autorët teksa hynë në banesë dhe tentoi të njoftonte policinë. Në këtë moment, hajdutët e mbyllën të moshuarën në tualet dhe kontrolluan banesën për ta vjedhur. Pasi kërkuan për para dhe sende me vlerë, u larguan pa marrë asgjë. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.
Sigal