Tiranë – Grabiten miliona lekë dhe dollarë në një pikë këmbimi valutor

492
Grabitet gjatë natës një pikë këmbimni valutor në kryeqytet. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron”, ku është grabitur një Exchange në pronësi të shtetasit shtetasit Lulzim Beja, banues në Tiranë.

Ka qenë ky i fundit që ka konstatuar mëngjesin e sotëm se i janë vjedhur 1.200.000 lekë, 3000 dollarë amerikan dhe 1000 dollarë kanadez.

Policia ka nisur proçedim penal për shtetasit Arian Paçuku 45 vjeç, Valter Margjeka 34 vjeç dhe Lazar Pyze 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë SHPSF.

Sipas bluve sepse gjatë natës, ka rënë 3 herë alarmi i pikës së këmbimit valutor të grabitur, por punonjësit e lartëpërmendur, kanë neglizhuar në kryerjen e detyrës së tyre, duke mos marrë masat e duhura për vlerësimin e situatës.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së Exchange.
Sigal