Tiranë, grabiten me armë zjarri zyrat qendrore të kompanisë “Neranxi”

419
Sigal

TIRANË – Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur me armë rreth pasdites së sotme marketin që ndodhet pranë zyrave qendrore të firmës së “Neranxi-t” e cila ndodhet përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Mësohet se grabitësit kanë arritur të marrin nën kërcënimin e armëve kanë ushtruar terror ndaj punonjësve të kësaj pike shitjeje duke u marrë edhe xhiron ditore, shumë e cila është rreth 123.000 lekë të reja dhe 82 Euro.

Nga hetimet paraprake dyshohet se tre autorët janë larguar pas grabitjes me një automjet tip “Benz” ngjyrë gri.

“Grabitja nga persona të armatosur. U drejtuan në kompani, lidhën rojen dhe e goditën, u futën brenda bënë terror dhe morën xhiron ditore. Ajo që është e rëndë është terrori ndaj punonjësve se sa shuma e grabitur që është 123.000  dhe 82 euro. Ndodheshin 4 punonjës bashkë me arkëtaren 5. Kamerat e sigurisë kanë kapur çdolëvizje. Është një mercedes që ka bërë disa grabitje. U ndërrojnë targat. Ishin të maskuar mirë dhe të armatosur mirë. Besoj se policia do i gjejë, dihet shumë mirë se kush punon dhe kush grabit. Ne me policinë bashkëpunojmë edhe kur grabisin persona të tjerë. Nuk ishte goditje për kompaninë. Është një lajm shumë i rëndë. Kompania ka roje me armë. Edhe unë kam armë, por nëse unë do t’i vrisja, do të shkoja në burg. Këto janë ligjet. Nuk e zgjidhim duke i vrarë ne. Ne do vijojmë aktivitetin.”- tha Neranxi.