Tiranë, grabitën karburantin në rrugën Bardhyl , pranga dy personave

429
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të dyshuar si autorë të grabitjes së një pike karburanti të ndodhur në rrugën Bardhyl, në kryeqytet.
Burime nga policia informojnë se personat e plagosur janë shtetasit Hektor Gjoni dhe Edi Gjeka, që të dy banues në Shkodër.
Policia dyshon se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash nga arka e karburantit, duke kërcënuar me armë të ftohta punonjësin e tij.
Ndaj këtyre dy shtetasve policia ka ngritur akuzën e “grabitjes”, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal