Tiranë, gjirokastriti kapet me tre klandestinë pakistanezë

490
Sigal

Policia e Tiranës arrestoi një 24-vjeçar pasi ka ndihmuar kundrejt një shume monetare tre pakistanezë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në pranga u vu  Almario Vojoviç, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

“Ky shtetas në rrugën “Babë Rexha” u kap në flagrancë nga shërbimet e forcës “Shqiponja” duke transportuar 3 shtetas të huaj pakistanez (Z. K., S. Sh., dhe D. I.,) të cilët i kishte ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare”, sqaron policia.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” shtetasit e huaj pakistanez :

– Z. K., 33 vjeç

– S. Sh., 22 vjeç

– D. I., 20 vjeç ( të tre banues në Pakistan).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.