Tiranë/ Gjendet një person i vdekur te zona e Brrylit, dyshimet e para

102

Një person është gjetur i pajetë pak minuta më parë në zonën e Brrylit në Tiranë.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa dyshohet se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Trupi i pajetë ka shokuar të gjithë kalimtarët e kësaj zone, ndërsa pritet që të ketë një njoftim më të plotë nga ana e policisë për ngjarjen, dhe për të shuar dyshimet në rast se kemi të bëjmë me një rast kriminal.

Me uljen e temperaturave shtohet rreziku për personat që gjenden të pastrehë në Tiranë.