Tiranë, gjendet në plehra një automatik, dërgohet në laborator për ekspertim

406
Një armë zjarri është gjetur e hedhur në kosh të plehrave në Tiranë. Kalimtarë të rastit e kanë konstatuar pasditen e djeshme rreth orës 18:00, në rrugën “Hysen Zhura”, automatikun model 56, me dy krehër me fishekë. Ata njoftuan policinë dhe kjo e fundit e sekuestroi në cilësinë e provës materiale. Arma u dërgua në laboratorin balistik për të parë nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale apo jo. Ndërkohë po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.
Sigal