Tiranë/ Gjendet i vdekur në banesën e tij një person rreth 50-vjeç

389
Një shtetas 50-vjeçar është gjendur i vdekur në banesën e tij në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë. Burime nga policia bënë me dije se shtetasi Kanina u gjet i vdekur në shtëpinë e tij me shenja dhunë në trup. Nga hetimet e deritanishme dhe nga shenjat e plagëve, dyshohet se 50-vjeçari, Arben Kanina është vrarë. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar Artan Marku, 46 vjeç, banues në Tiranë. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta. Policia vijon hetimet për zbvardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal