Tiranë, gjendet i vdekur 24 vjeçari, u mjekua para 4 ditësh në spital

426
Sigal

Një i ri në kryeqytet, i identifikuar
me inicialet E.Dh., 24 vjeç ka humbur jetën në banesën e tij në rrethana të
paqarta. Sipas Policisë së Tiranës, mësohet se i riu para se të humbte jetën ka
qenë nën efektin e alkoolit.

Mësohet se 4
ditë më parë ai kishte shkuar pranë Qendrës së Traumës pasi ankohej për dhimbje
të forta, por dyshohet se i kanë dhënë mjekim të gabuar ç’ka ka shkaktuar
vdekjen e 24-vjeçarit. Ai u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën “Don
Bosko”. Pasi është ankuar për dhimbje të forta ka marrë ndihmën mjekësore në
datën 28 nëntor dhe se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e hemorragjisë së
brendshme.

Gjithnjë sipas
policisë, dyshohet se i riu nuk ka marrë mjekimin e duhur nga bluzat e bardha.
Megjithatë pritet ekspertiza mjekësore për të përcaktuar shkakun kryesor të
vdekjes.