Tiranë/ Emigranti tentoi të përdhunojë nusen e shokut

414
Një 44­ vjeçar nga Valiasi i Tiranës është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Tiranës, pasi ka tentuar të përdhunojë bashkëshorten e shokut të tij. I arrestuari është B.K. 44­vjeç emigrant në Greqi, por së fundmi ishte kthyer nga emigracioni. Ai ka tentuar të përdhunojë një shtetase 34 ­vjeçare, e cila ndodhej në shtëpi së bashku me fëmijët e saj. Këta të fundit kanë mundur të lajmërojnë policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar 44­vjeçarin.
Sigal