Tiranë-Durrës/ E përplas automjeti, humb jetën kalimtari

393
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktima po përpiqej të kalonte në anën tjetër të rrugës, por është goditur nga një automjet në ecje e sipër. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të autostradës dhe uniformat blu të mbërritura në vendin e ngjarjes po hetojnë për të verifikuar nëse automjeti udhëtonte me shpejtësinë brenda normave të lejuara, apo e kishte tejkaluar atë. Për momentin nuk dihet identiteti i viktimës, por dyshohet që ai të jetë banor i shtëpive të ndërtuara përgjatë zonave anësore të autostradës.
Sigal