Tiranë-Durrës, aksidentohen 2 kalimtarë, 1 në gjendje të rëndë

397
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmje e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë, të dëmtuarit kanë qenë duke kaluar rrugën dhe një automjet i ka përplasur.
Identiteti i të plagosurve ende nuk është bërë i ditur nga polica, por thuhet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja në fjalë ka shkaktuar trafik në rrugë dhe policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e situatës në qarkullim.
Sigal