Tiranë/ Djali dhunon dhe grabit nënën e tij

Policia e Tiranës ka arrestuar Indrit L., 22 vjeç, banues në Tiranë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij R. M, 60 vjeçe. Sipas policisë së kryeqytetit, 22-vjeçari, përveç dhunës psikologjike ndaj nënës së tij, i ka vjedhur asaj në banesë sende të ndryshme shtëpiake dhe bizhuteri me vlerë. Gjithashtu 22-vjeçari rezulton i dënuar dhe më parë për vepra të ndryshme penale.