Tiranë, digjet një mjet pranë kryqëzimit të Porcelanit, dyshohet një defekt teknik

477
Një automjet është djegur plotësisht mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Porcelanit, ndërsa mjeti i djegur është një ‘Fiat’ me targa AA894IY.
Fatmirësisht nga djegia e mjetit nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po kryen hetime. Nuk dihen ende shkaqet e djegies së këtij automjeti.
Sigal