Tiranë/ Dhunon fëmijën 2 vjeç dhe gruan, pranga 30-vjeçarit

419
Një kryefamiljar u arrestua sot pasi kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij dhe bashkëshortes. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në banesën e B. Ballës, në zonën e Kamzës, ku kishte dhunuar egërsisht bashkëshorten dhe fëmijën. Gruaja 21-vjeçare me iniciale D.S., u paraqit mëngjesin e së enjtes në polici për të denoncuar dhunën fizike, që bashkëshorti ushtronte vazhdimisht ndaj saj. Në këto kushte 21-vjeçarja, duke parë edhe shenjat e dhunës që kishin mbetur në trupin e fëmijës së saj të vogël, u drejtua në komisariat për të kërkuar mbrojtje. Policia arrestoi 30-vjeçarin nën akuzën e dhunës në familje.
Sigal