Tiranë, debate për vendin e varrit vritet 38-vjeçari, varrmihës i Sharrës

436
Sigal

TIRANË – Sherri për hapjen e një varri në afërsi të një banesës ka përfunduar me vrasjen e varrmihësit të Varrezave të Sharrës.
 
Viktima, 38-vjeçari Altin Çullhaj, prej kohësh punonjës te Varrezat e Sharrës është vrarë pas sherrit me pronarin e një banese i cili ishte kundër hapjes së një varri pranë pronës së tij.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje pasi  është njoftuar ka nisur edhe hetimet, duke identifikuar edhe autorin, i cili është  25-vjeçari, Egerin Tafa.
Momentalisht, Egerin Tafa është shpallur në kërkim nga ana e policisë së kryeqytetit, e cila po punon për kapjen  e tij.