Tiranë, bie nga skela, punëtori në gjendje kome, pranga pronarit

481
Sigal

TIRANË – Hider Hidaj ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim në fshatin Qesarakë të Tiranës, ku ka rënë nga skelat e instaluara dhe ndodhet në gjendje kome në Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës “Nënë Tereza”.

Policia e Shtetit tha se për ngjarjen ka arrestuar Sotiraq Kalaveshin banues në Tiranë, pronari i firmës “Delta 1-S’’ sh.p.k, si dhe Tomor Islamin me detyrë drejtues teknik punimesh.

Islami dhe Kalaveshi po hetohen për veprat penale “Shkelje e rregullave në punë” dhe “Punësim i paligjshëm”, ndërsa burime nga policia thanë  se punëtori ka rezultuar se ishte i pa pajisur me kaskë mbrojtëse dhe litarët lidhës gjatë punës në skela.