Tiranë, bie nga kati i nëntë; humb jetën 13-vjeçari

490
Një 13-vjeçar humbi jetën dje në Tiranë, pak minuta para mesnatës, për shkak se u rrëzua nga kati i nëntë i një pallati. Ai është shtetasi me inciciale J.A., me kombësi egjiptiane, ndërsa mësohet se jetonte prej vitesh së bashku me familjen e tij në rrugën “Dritan Hoxha”, në zonën e Laprakës. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së dielës, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se fëmija ka rënë aksidentalisht. Sipas dëshmive të para, 13-vjeçari ka qenë duke luajtur në ballkon, ndërsa policia vijon hetimet për këtë rast të rëndë.
Sigal