Tiranë – Bie nga ballkoni, në gjendje të rëndë i riu

544
Një i ri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur një ditë dhe të dhënat e para flasin për një aksident. Rreth orës 3:50 të mëngjesit, i riu ka rënë nga ballkoni i pallatit “Midarol”, ku jetonte, në rrugën e “Shefqet Kuka”, në zonën e Fresut.

Ai është dërguar në spital ku dhe po merr ndihmë mjekësore.

Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Sigal