Tiranë/ Bie në pusetë, përfundon në spital 51-vjeçari

394
Bie në puset, përfundon në spital 51-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku shtetasi I.D., 51 vjeç ka qenë duke ecur në zonën e Saukut në këmbë. Ka qenë ora 16:30 e pasdites së shtunë, kur I.D., ka rënë në pusetën pa kapak. Si pasojë e kësaj ai ka marrë plagë serioze në trup dhe është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Paraprakisht ngjarja është cilësuar si aksidentale dhe materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.  
Sigal