Tiranë/ Bie automjeti në greminë, humb jetën drejtuesi 60-vjeç

501
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një automjet tip Benz, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 40 m në humnerë. Aksidenti është shënuar në afërsi të Tufinës, ndërsa viktima është identifikuar drejtuesi i mjetit, si Hysen Shahini, 60 vjeç. Dëshmitarë të rastit pohojnë se kanë bërë të mundur të nxjerrin trupin, por ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital për shkak të plagëve të marra. Policia ka shkuar menjëherë në vendngajrja dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të plota të këtij aksidenti, ku nuk përjashtohet edhe humbja e kontrollit nga ana e 60 vjeçarit, si pasojë e lagështirës në rrugë.
Sigal