Tiranë, atentat plagoset me armë menaxheri i lokalit të natës

517
Sigal

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në ish-Bllok, në kryeqytet.

Policia njofton se rreth orës 04:35, në rrugën Ismail Qemali, në zonën e ish bllokut, është plagosur me armë zjarri, në pjesën e kofshës, shtetasi A. A., 31 vjeç.

Sipas policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë raportohet se i plagosuri është shtetasi Artur Aligjoni dhe punonte si menaxher i një loakli nate në zonën e ish-bllokut.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale.