Tiranë/ Asgjësohen 43 bimë Canabis, në pranga kryetari i fshatit

498
Aksionet e policisë për asgjësimin e bimëve narkotike vijojnë ende në territoret e vendit tonë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se përmes operacioneve antikanabis kanë mundur të zbulojnë dhe asgjësojnë 43 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva në fshatin Qenam të komunës Zallher të Tiranës. 
Sipas policisë bimët narkotike ishin kultivuar buzë liqenit të fshatit nga kryetari i fshatit Agim Shera, 42 vjeç i cili u arrestua në flagrancë nga blutë e kryeqytetit të cilët kanë theksuar se Shera dyshohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Sigal