Tiranë, arrestohet Ylli Troci, mashtronte njerëz në spital me kartëmonedha false

482
Ylli Troci, 31 vjeç, lindur në Dibër u arrestua në ambjentet e Spitalit Ushtarak në Laprakë, Tiranë ky shtetas ka mashtruar shtetasen N.G, 57 vjeç ,lindur dhe banuese në Kukës. Ky shtetas i ka dhënë një sasi prej 150 Eurosh (tre kartemonedha 50Euroshe) të falsifikuara me justifikimin se i duheshin para shqiptare për mjekët. E ndodhur në këto kushte shtetasja N.G, në këmbim të këtyre kartëmonedhave i ka dhënë shtetasit Ylli Troci, një shumë prej 25.000 lekësh të reja.

Pasi është larguar ky shtetas nga ambjentet e Spitalit Ushtarak shtetasja N.G, ka konstatuar se këto kartmonedha ishin të falsifikuara dhe është paraqitur për kallzim pranë Seksionit për Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Tiranes. Pas kryerjes së veprimeve të menjëhershme hetimore nga ana e policisë është identifikuar autori i kësaj vepre penale i cili është shtetasi Ylli Troci. Nga veprimet e kryera është bërë dokumentimi i disa veprave penale të dyshuara së janë kryer nga ky shtetas rezultojnë 14 ngjarje të të njetës forme mashtrimi.
Sigal