Tiranë, arrestohet pronarja e një restoranti me 3 prostituta

420
Policia e Tiranës njofton se është goditur një bazë e ushtrimit të prostitucionit në Bërzhitë. Pronarja e një bar ­restoranti në këtë fshat të Tiranës dhe dy vajzat që ushtronin prostitucion janë arrestuar në flagrancë në ambientet e lokalit. Arrestimi i tyre u bë pas nje hetimi nje mujor nga seksioni i trafiqeve te paligjshme, ku ka rezultuar se shtetasja A.Sh në lokalin e saj në Bërzhite ka krijuar kushtet duke vendosur në dispozicion ambientet për kryerjen e prostitucionit, kundrejt pagesës 3000­-5000 lekë të rinj. Kjo shtetase dyshohet të kishte rekrutuar në rolin e punonjëseve (kamariere) dy vajza të moshës 24 dhe 30 vjeç të cilat dyshohen se kryenin prostitucion në ambientet e një godine ku ajo banon dhe ushtron aktivitetin “Bar restaurant” njekohësisht.
Në kuadër të ketij hetimi u bë e mundur të kapen në flagrancë shtetasit A.H dhe S.H duke kryer prostitucion në ambjentin e përshtatur, në brendësi të lokalit të shtetases A.Sh. Po kështu në këtë lokal rezultoi të ushtronte prostitucion dhe shtetasja N.Z. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan: •godina Bar – Restorant, Hotel në pronësi të shtetases B.Sh., • 4 aparate telefonik • 3.953.400 lekë te reja • 2300 Paund, • 3390 Euro • 50 Dollar Australian. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së Lokaleve për prostitucion”, dhe “Ushtrimit të prostitucionit” parashikuar nga nenet 114/2 dhe 115 dhe 113 te Kodit Penal.
Sigal