Tiranë/ Arrestohet polici rrugor, i mori një shoferi 1 mijë lekë për për xhamat e errët

433
Një inspektor i policisë rrugore dhe shofer janë vënë në pranga për korrupsion pasiv dhe aktiv. Sipas burimeve zyrtare, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë, Mehmet Zeqo me detyre Patrullë e qarkullimit rrugor në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tirane si edhe drejtuesin e mjetit me targa TR 0668 U, Fatmir Cani.
Në orët e pasdites, Cani në këmbim të mosndëshkimit me gjobë për mbajtje të mjetit të tij me xhama të errët, i ka dhënë punonjësit të policisë një kartëmonedhe 1.000 lekëshe. Në këtë moment është bërë dhe kapja e tyre në flagrancë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë për ndjekje të mëtejshme.
Sigal