Tiranë, Arrestohet një person, akuzohet për vrasje në bashkëpunim

478
Sigal

Policia ka arrestuar V. Rabelin pasi ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim ka kryer një vrasje
Bëhet fjalë për një vrasje te ndodhur tek Liqeni i Thatë në kryeqytet, nga ku ka mbetur viktimë shtetasi me iniciale A. D dhe policia dyshon se autor është V. Rabeli në bashkëpunim me G.GJ.
Sipas policisë këta dy persona kishin pasur një konflikt me viktimën.
Pas krimit këta dy persona ishin jashtë vendit për t’ju shmangur hetimit.
Përveç akuzës për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim, V. Rabeli akuzohet edhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.