Tiranë, arrestohet një përmbarues shtetëror për shpërdorim detyre

185
Arrestohet një përmbarues shtetëror për shpërdorim detyre. Juxhin Llanaj, 29 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë Përmbarues Shtetëror në zyrën Përmbarimore Shtetërore Tiranë u ndalua nga efektivë të sektorit për korrupsionin. Policia sqaron se ndalimi është bërë për fakin se “me mosveprim për ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës Tiranë, për të cilën Gjykata ka lëshuar Urdhër Ekzekutimi datë 22.10.2012 me kreditor shtetasin A.M dhe debitor L. Z, ka sjellë pasoja ekonomike ndaj kallëzuesit A.M”.

Në cilësinë e provës materiale policia ka administruar pranë Z.V.R.P.P Tiranë të gjithë dokumentacionin përkatës si dhe dosjen me vendimin datë 22.10.2012 në zyrën përmbarimore të të dyshuarit Juxhin Llanaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës “.